Një aksident ka ndodhur sot (23 shtator) në Lushnjë, ku një biçiklist i identifikuar si Josif Pane, është përplasur me një automjet tip “Mersedes Benz”.
Si pasojë e aksidentit, Pane ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore dhe për t’iu nënshtruar ekzaminimeve.
Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.











