Një aksident me plagosje është shënuar në aksin rrugor Vlorë-Llogara në dalje të Orikumit.
Policia bën me dije se një automjet tip “Ford Focus” që drejtohej nga 57-vjeçari I.I. ësgtë përplasur me një motor tip “Liberty” që drejtohej nga qytetari me iniciale M.M.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe po transportohet me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit Ford, si edhe po punon për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes.
a.ç