Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Nga përplasja mes dy mjeteve tip “Suzuki” dhe “Benz”, ka ndërruar jetë një 55-vjeçar me iniciale A.N., banues në Tiranë.
Ky i fundit ishte pasagjer në mjetin tip “Suzuki”, të drejtuar nga 67-vjeçari H.R. Gjithashtu si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë drejtuesit e të dy mjeteve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Peqin/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”, si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
g.kosovari











