Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Një automjet tip Mini Cooper në të cilin udhëtonin dy vajza është përplasur me një Benz C Class dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë janë dëmtuar dy vajzat. Nga dëshmitë në vendngjarje rezulton paraprakisht se Mini Cooper ishte me shpejtësi kur u përplas në kryqëzim me mjetin që vinte në të majtë të tij.
Dy vajzat janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje priten ekspertët për kryerjen e veprimeve proceduriale.











