Mesditën e sotme te kryqëzimi i Cerrrikut një makinë ka përplasur një person i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe për pasojë ky i fundit është plagosur rëndë.
I plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është transportuar për në spitalin e Elbasanit ku dhe po merr ndihmën mjekësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë është shoqëruar edhe drejtuesi i mjetit.










