Në autostradën Tiranë- Durrës janë përfshirë në një aksident rrugor 4 makina dhe si pasojë rruga është bllokuar, duke krijuar kështu një rradhë të gjatë trafiku. Mësohet se nga aksidenti i ndodhur nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.