Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të Viroit, mesditën e sotme (13 tetor).
Shkak u bë përplasja e makinave që dolën jashtë rruge.
Një mjet tip “Mazda” dhe një “Toyota” janë përplasur mes tyre duke bërë që një prej mjeteve te dale nga rruga.
Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje.

