Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në autostradën Lushnje-Fier.
Dy automjete janë “fërkuar” në tentativë parakalimi në afërsi të vendit të quajtur Pushimi i Shoferit. Për këtë shkak, një fuoristradë Volvo ka përfunduar në mes të barrierave ndarëse të kaheve të lëvizjes.
Të dy mjetet ka qenë duke lëvizur në drejtim të Fierit dhe parakalimi i gabuar ka bërë që mjeti tip Volvo të fluturojë dhe të ndalojë në mer të barrierave të hekurta.
Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje si edhe dy ambulanca për të lënduarit, të cilët nuk kanë lëndime serioze.















