Një aksident me vdekje u shënua sot në Shkodër – Velipojë.
Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi i motorit.
Aksidenti është shënuar rreth orës 09:50 minuta në fshatin Velipojë.
“Mjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen P. Ç. është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasi P. V. 68 vjeç, i cili ka nderruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër” informon policia shtetit.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
g.kosovari