Një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës sot rreth orës 13:10.
Në aksident janë përfshirë dy makina dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja në njërin prej mjeteve. Viktima është Sh.Ç. 60 vjeç.
Ndërkohë, drejtuesit e dy mjeteve, M.K. dhe Sh.P. kanë pësuar lëndime, por ndodhen jashtë rrezikut.
Ata janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/a.r