Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë natës së lënë pas. Rreth orës 05.30 të mëngjesit të sotëm në urgjencën e spitalit Shkodër kanë sjellë të vdekur një person të seksit mashkull rreth 50 vjeç.
Viktima mësohet se është aksidentuar në rrugën Shkodër- Mes duke drejtuar mjetin motor papaq, 50 Kb, pranë vendit të njohut si “Rrotondo”, Hot i Ri, Shkodër. Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për identifikimin e viktimës, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.