Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Mbyetit”.
Një automjet tip “Wolsvagen” është përplasur me mjetin tip “Tuareg” dhe si pasojë e goditjes së fortë dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët që udhëtonin me to janë lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Të lënduarit po marrin ndihmën mjekësore, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.











