Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasdite në aksin Elbasan – ish-metalurgji.
Tre makina u bënë pjesë e ngjarjes, e cila mund të kishte përfunduar keq pasi automjetet janë dëmtuar rëndë.
Por sipas informacioneve paraprake, dy persona janë lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se nga aksidenti në fjalë është bllokuar njëra korsi e rrugës.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit.
/a.r