Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e 5 personave të tjerë ka ndodhur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në Shkozë ku në aksident janë përfshirë një furgon, një motor dhe një biçikletë.
Mësohet se nga përplasja e tre mjeteve mbetën të plagosur tre këmbësorë si dhe drejtuesi i motorit dhe biçikletës. Ndërkohë që një prej këmbësorëve ka ndërruar jetë në spital.
Ndërsa drejtuesi i furgonit, Simon Karaj është shoqëruar në polici. Deri më tani janë të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









