Një person është aksidentuar për vdekje ditën e sotme.
Ngjarja u raportua në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës.
Policia thotë se një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/a.r