Një aksident i rëndë dhe me pasojë vdekjen ka ndodhur pak pas mesnate, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik (5 shtator).
Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, i riu i identifikuar si Mikail Kastlli, 31 vjeç, nga Gostima, ishte duke udhëtuar me motomjetin e tij kur ka humbur papritur kontrollin e drejtimit.
Shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara, e cila e ka bërë të pamundur manovrimin.
Si pasojë e shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit, drejtuesi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat mbrojtëse anësorë të rrugës.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar 31-vjeçarit dëmtime të rënda dhe i riu ka humbur jetën në vendngjarje.











