Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Milot-Rubik në Rrugën e Kombit.
Dyshohet për një të vdekur dhe tre të plagosur, kur tre makina u perfshine ne nje perplasje te forte!.
Një makinë ka shpërthyer në flakë. Disa kalimtarë të rastit u kanë ardhur në ndihmë të plagosurve duke i nxjerrë nga automjetet e bërë copë.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë mësohet se një prej automjeteve është përfshirë nga flakët.
I lënduar ka mbetur një fëmije 3 vjec, i cili me pas nuk u mbijetoi plageve duke humbur jeten. Ky i fundit ishte ulur në pjesën e pasme të pasagjerit. /m.j