Një aksident rrugor me një person të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur paraditen e së hënës në aksin Golem-Durrës.
Një automjet tip “Skoda” me targë AA 621 GE është përfshirë në aksident. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin për një moment dhe duke qenë me shpejtësi ka pësuar një përplasje të fortë me trafikandarësen.
Më tej makina është kthyer në kah të kundërt dhe është përplasur edhe me një automjet me karroceri. Kjo i ka shkaktuar edhe vdekjen 21-vjeçarit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me viktimën dhe shkaqet e aksidentit.
Mësohet se nga aksidenti të plagosur rëndë kanë mbetur edhe dy udhëtarë të tjerë.
















