Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor, Berat-Sinjë, në fshatin Mbreshtan. Policia sqaron se makina që drejtohej nga S.T, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Mësohet se për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat.
Ndërkohë në vend ngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/a.r











