Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç mbrëmjen e kësaj të marte.
Nga informacionet paraprake raportohet se janë përplasur dy automjete, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Sakaq policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/e.d