Një aksident në aksin rrugor Fier Lushnjë i ka marë jetën pasagjerit Ermal Maraj, 20 vjeç, ndërsa drejtuesi i makinës Odeon Zgjana ka mbetur i plagosur. Në automjetin që drejtohej nga 23-vjeçari Odean Gjana, udhëtonin tre të rinj, sipas njoftimit paraprak të policisë.
Tre të rinjtë ishin brenda një automjeti tip Ford me targa AA 444 JO, në çastin kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në një kanal.
Odeon Zgjana ndodhet aktualisht në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia, e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.