Një aksident ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Laç- Mamurras, ku dy autovetura janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri.
Nga aksidenti janë plagosur 4 person, dy prej të cilëve janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy të tjerë në spitalin rajonal të Lezhës.
Një prej të plagosurve paraqitet në gjendje më kritike.
Grupi hetimor në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit
/a.r