Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Velipojë.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në anë të saj.
Për pasojë ka ndërruar jetë në vend një person identiteti i të cilit mbetet ende i panjohur.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.
Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga kanali.
Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/a.r