FUSHE KRUJE- Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Fushë Krujë.
Një makinë është përplasur me një motoçikletë tek mbikalimi i Patokut. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, Aleks Gjini 32 vjec.
Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit. (Balkanweb)