Një video e kapur nga kamera e helmetës së një motoristeje ruse ka kapur momemtin e tmerrshëm të përplasjes së saj gjatë një gare shpejtësie në rrugë.
Motoristja e njohur si Speeder Sochi humb kontrollin në motorin e saj, ku kamera vazhdoi xhirimet edhe pas rrëzimit të saj.
Vajza e quajtur Angelina 20 vjeç, pësoi gërvishtje dhe mavijosje në pjesën e pasme dhe këmbët e saj, por çuditërisht pa thyerje.
Videoja e përplasjes tregon se si shoferët nxituan ta ndihmojnë atë direkt pas aksidentit me shpejtësi të lartë.
“I gjithë trupi im dhemb … Ju lutem, ambulanca”, thotë ajo ndërsa i afrohen.