“Aksi” u kodua një operacion antidrogë i policisë së Beratit, gjatë të cilit tre persona u kapën me 6.2 kilogramë kanabis sativa.
Të dyshuarit u ndaluan pasditen e kësaj të enjteje, në aksin rrugor Poliçan-Berat, në afërsi të fshatit Fushë-Peshtan. Pas informacioneve të marra në rrugë operative se tre persona po transportonin lëndë narkotike, organizoi punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e L. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë;J. C., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe M. P., 28 vjeç, banues në Durrës. Nga kontrolli i ushtruar në mjetet tip ‘Benz’ dhe ‘Toyota’, me të cilët po udhëtonin tre të rinjtë, policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.2 kg lëndë narkotike.
Ndaj të rinjve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
/a.r
Aksi zbulon ngarkesën e kanabisit, tre të arrestuar në Poliçan-Berat on Vidnews.