Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri e ka cilësuar si një investim tepër të madh dhe të papërballueshëm aktualisht rindërtimin nga e para për autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas tij e nevojshme momentalisht është ndërhyrja në shtresën e këtij aksi rrugor i cili është gati për të filluar.
Janë 11 milionë euro ato të cilat do të investohen nga Banka Botërore në bashkëpunim me qeverinë shqiptare për ndërhyrjet në shtresën e sipërme, ndërkohë që thuhet se nëse ky aks do të rindërtohej nga e para do të duhej vlera monetare e 35 deri 40 milionë euro.
“Po bëjmë ndërhyrje në shtresën e autostradës, nuk mund të investojmë më tepër pasi ajo ka probleme në strukturë.
Është e vështirë që të përfundoj brenda këtij sezoni, por do të bëjmë të pamundurën.
Vlera e shtresës shkon në 11 milionë euro, ndërsa për ndërtimin e saj nga e para kap vlerën e 35-40 milionë euro gjë e cila e rëndon shumë buxhetin e shtetit”, është shprehur Gjiknuri në Ora News.
a.ç











