Igli Tafa do të jetë kreu i ri i AKSHI-t pas dorëheqjes së Mirlinda Karçanaj, e cila sot ndodhet në arrest shtëpie. Ai u prezantua ditën e sotme nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Në fjalën e tij, drejtori Tafa theksoi rëndësinë e ekipit të AKSHI-t dhe rolit të tyre në transformimin digjital të shërbimeve publike. Ai nënvizoi se përkushtimi dhe përvoja e tij do të jenë mbështetje për stafin, duke shtuar se qytetarët mund të presin shërbime më efikase dhe të qëndrueshme.
Tafa: Dua t’i them stafit të AKSHI-t se ju jeni forca reale dhe fuqia që keni bërë këtë transformim. Unë do jem ai i cili do u jap vetëm energjinë time, përkushtimin tim dhe eksperiencën, por ju keni gjthë kapacitetet për ta çuar akoma më larg vizionin e kryeministrit për modernizimin dhe digjitalizimin e gjithë shërbimeve. Një mesazh që kam për qytetarët është që AKSHI do bëjë maksimumin për të ofruar shërbime gjithnjë e më të qëndrueshme dhe njëkohësisht do të ofrojë edhe shërbime të cilat do të bëjnë të mundur të jemi lider në rajon dhe më gjerë në fushën e digjitalizimin dhe teknologjive të avancuara.











