• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AKSHI, bashkëpunim me “Ekonomikun”, Karçanaj: Integrim i të rinjve në projekte inovative

by A R
12/12/2023 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, që i hap dyert studentëve të jenë pjesë e praktikave të punës, mentorimeve, trajnimeve, përfshirjes në projekte të rëndësishme, që lidhen me Inteligjencën Artificiale dhe jo vetëm, si dhe forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy institucioneve.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, ku ishin të pranishëm, kreu i AKSHI-t, Linda Karçanaj, dekani i FEUT-së, Dhori Kule, pedagogë dhe studentë, u theksua rëndësia e nënshkrimit të marrëveshjes për integrimin e të rinjve në projekte inovative, si një moment i veçantë për t’i dhënë Shqipërisë ato zgjidhje teknologjike që ende i mungojnë.

Drejtuesja e AKSHI-t, Karçanaj, u shpreh se studentëve, të cilët do të përfshihen në praktikat e punës, do t’u njihet eksperienca e tyre, me një referencë të posaçme, ndërkohë që nuk do të mungojë ndihma për çdo thirrje apo projekte me subvencione për të çuar përpara një nismë apo startup, që ka si synim zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

“Çdo fillimviti, ne do hapim derën për 5 studentë ekselentë të cilët do të marrin pjesë në projekte me ekspertët tanë më të mirë dhe me ata të Open AI, Microsoft, duke ecur me plaftormën e Inteligjencës Artificiale”, u shpreh Karçanaj.

Ajo theksoi se kryefjala e marrëveshjes së re bashkëpunimit me “Microsoft”, që lidhet në mars të vitit tjetër, është Inteligjenca Artificiale, ndaj studentët do përfshihen në punë konkrete që do të kryhen, pse jo duke i dhënë mundësi më të mirëve që të jenë pjesë e AKSHI-t.

Karçanaj përmendi idenë për themelimin dhe trajnimin e një Open Souce të Language Learning Machine në gjuhën shqipe duke përdorur Inteligjencën Artificiale, ndërkohë që në TechSpace, po ngrihet një infrastrukturë të posaçme, e dedikuar për implementime në fushën e AI.

Karçanaj përmendi ekskluzivitetin që do t’u jepet të rinjve të përfshihen në projektin TOM, një lëvizje globale të komuniteteve e cila synon që të lehtësojë jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara, të moshuarve apo njerëzve në pamundësi financiare.

Nga ana e tij, dekani i FEUT-së theksoi shprehu besimin e plotë në suksesin e marrëveshjes dhe bashkëpinimit mes institucioneve në të ardhmen, duke shpresuar në interesin e studentëve tek mundësitë që po u krijohen.

“Inteligjenca Artificiale ka buruar nga inteligjenca natyrale dhe kërkon një inteligjencë natyrale që ta menaxhojë në mënyrë të suksesshme atë artificiale. Jam i bindur që me këtë logjikë do të hapen gjithnjë e më tepër vende të reja pune”, u shpreh Kule.

/a.r

Next Post
Kapet drogë brenda ambienteve të burgut të Peqinit, si u zbulua lënda narkotike

Të dënuarit në Burgun e Peqinit drejt grevës së urisë, parashtrojnë tre kërkesa kryesore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In