• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Akrepi i natës’/ Gjykata jep vendimin për të riun që ishte kthyer në ‘tmerrin’ e bizneseve, si doli zbuluar

by A R
01/02/2022 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Arqile Xhepën, i cili ishte shndërruar në “tmerrin” e Tiranës me vjedhjet që kishte kryer.

33-vjecari u zbulua pasi më 25 janar, vodhi dyqanin e luleve në pronësi të Gjergj Mersinit që ndodhet në rrugën e Bogdanëve.

Pronarja e dyqanit Zana Mersini deklaroi se rreth orën 08:05, shitësja e dyqanit e ka njoftuar se kishin vjedhur dyqanin dhe 10.000 lekë. Kur ka kontrolluar në dyqan në katin e dytë ka vënë re se i kishin vjedhur dhe kartën e bankës.

Ajo ka kontaktuar në telefon me punonjësit e bankës dhe i kanë thënë se kishin tentuar disa herë të fusnin kartën për të tërhequr para nga bankomati në Kombinat, por nuk kishin tërhequr lekë dhe karta kishte ngelur e bllokuar.

Nga kamera e dyqanit kanë vënë re se në orën 21:20, futet një person në dyqan me kapuc, me syze dhe maskë dhe ka marrë lekët në sirtar te banaku, gjithashtu kontrollon dhe vendet e tjera dhe më pas del nga dyqani.

Në deklarimit e tij, Nestor Lila, i cili punon si shofer sqaron se dyqanin e kanë mbyllur rreth orës 20:00 më 25 janar dhe të nesërmen rreth orës 08:20 kanë konstatuar të hapur derën dhe vjedhjen e një shume prej 10.000 lekësh që i mbanin në gjendje.

Pas këqyrjes së pamjeve filmike, është konstatuar se autori ishte Arqil Xhepa, person i njohur me precedent për veprën penale të vjedhjes.

Më 29 janar, rreth orës 17:00, Xhepa u kap në flagrancë në rrugën e Elbasanit ndërsa kishte me vete dorezë, kacavidë, etj. Pas arrestimit të tij, policia ka sqaruar se kishin finalizuar operacionin policor të koduar “Akrepi i natës”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Në deklarimin e tij, Xhepa ka sqaruar se disa nga sendet e vjedhura i ka shitur në Kombinat ndërsa ka shpjeguar se si ka realizuar dhe vjedhje të tjera.

/a.r

Next Post
‘The Sunday Times’: Shqipëria, aleatja më e re e Britanisë së Madhe në betejën kundër Xi dhe Putinit

“Po në Suedi a ke shkuar me charter?”, Rama replikon sërish me PD: Gjeni një përkthyes e mos shikoni vetëm fotografitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com