• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akordohet shpërblimi 150 milionë lekë për klubin e Tiranës, Veliaj: Më i madhi i dhënë nga ndonjë bashki

by Ardit Rada
27/09/2020 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana u shpall kampione për të 25-ën herë në 100 vjetorin e krijimit të klubit dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga Bashkia e Tiranës. Kjo e fundit ka akorduar, pa humbur kohë, 150 milionë si shpërblim financiar për futbollistët, stafin teknik dhe stafin mbështetës, më i madhi i dhënë nga ndonjë Bashki në Shqipëri.

Në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe theksoi se kjo ofertë vlen për të gjitha ekipet që do të sjellin kupa në Tiranë.

“Më vjen mirë që fjalën e dhënë e mbajmë deri nw fund dhe është hera e parë që një Bashki jep një shpërblim të kësaj natyre. Jam shumë i lumtur që kupa e futbollit do të vazhdojë të rrijë në Tiranë edhe këtë vit. I uroj shumë sukses ekipit të Tiranës, teksa vazhdon ndeshjet, projektet dhe endrrat për më tej. E di që një pjesë e lojtarëve po avancojnë në karrierën e tyre, e di që disa të tjerë që i janë bashkuar ekipit të Tiranës dhe ndaj besoj që, shpërblimi prej 150 milionë lekë, më i madhi i dhënë nga ndonjë Bashki në Shqipëri, të shkojë për historinë e suksesit, jo vetëm të futbollistëve, por edhe të stafit teknik që mundëson suksesin e ekipit. Kjo ofertë vlen për të gjitha ekipet që do të sjellin kupa në Tiranë dhe kushdo që fiton kampionatin apo edhe kampionate të tjera, mund të jenë volejbollistët e Farkës apo basketbollistët e Dinamos, ne do të vazhdojmë të shpërblejmë ata që e stolisin me kupa Tiranën”, tha ai.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se shpërblimi i Tiranës synon promovimin e kulturës sportive. “Jam shumë i lumtur që një pjesë e madhe e palestrave të qytetit janë hapur për aktivitete sportive dhe dua t’i inkurajoj se në shumë terrene që kemi krijuar janë mbi 60 ku shoqata të ndryshme sportive i kanë marrë përsipër për të trajnuar fëmijët e qytetit tonë për të luftuar obezitetin e për të qenë më aktiv sidomos në këto kohë të pandemisë. Dua ta fuqizoj dhe ta inkurajoj kulturën sportive në kryqytet”, deklaroi Veliaj.

Në bazë të vendimit, ndarja e shpërblimit do të bëhet sipas një liste që ka dorëzuar më parë klubi Tirana në bashki. Paratë do të jepen për të gjithë, në bazë të meritës dhe pozicionit që kanë në skuadër. Lista është hartuar nga drejtuesit e skuadrës dhe dorëzuar në bashki.

 

Next Post
Zbardhet lista/ Emrat që do votohen për deputetë nga antarësia e PD-së në qarkun e Dibrës

PD në votime, zbulohet lista e 26 kandidatëve në qarkun e Beratit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

February 7, 2026
Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

February 7, 2026
Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

February 7, 2026
Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

February 7, 2026
Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

February 7, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Ta gëzojmë Republikën e Re!

February 7, 2026
Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

February 7, 2026
“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

February 7, 2026
Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

February 7, 2026
43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In