• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akord për ‘çështjet e hapura’? Bushati: Dosja jo e lehtë, kapitull i ri në marrëdhëniet me Greqinë

by A R
11/11/2017 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej dy ditësh në Kretë po zhvillohen bisedime intensive mes ministrit Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias për paketën e çështjeve të pazgjidhura mes palëve. Prej disa orësh në media është folur për arritjen e akordit për një marrëveshje të re detare  përmes së cilës Shqipëria nuk humbet asnjë centimetër nga territori i saj. Por, ministri Bushati nuk jep asnjë konfirmim.

Ndërkohë, palët duket se kanë qenë pranë akordit për Ligjin e Luftës sipas raportimeve mediatike që citojnë burime nga negociatorët. Pas bisedimeve, ka folur për mediat greke edhe minsitri Bushati, i cili ende nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar për ato që kanë qarkulluar në media.

Lidhur me pyetjen nëse është zyrtarizuar akordi për detin, Bushati ka thënë se kemi një paketë çështjesh të diskutuara dhe se do të jetë i rezervuar deri kur bisedimet të mbyllen.

“Siç dihet ne kemi hapur një kapitull të rëndësishëm të marrëdhënieve me Greqinë, ku kemi tematizuar të gjitha çështjet që i konsiderojmë të hapura, apo çështje për të cilat kemi këndshikime të ndryshme. Natyrisht është bërë një punë voluminoze, sidomos dy vitet e fundit, me ngritjen e mekanizmit të nivelit të lartë ndërmjet dy vendeve tona, dhe këto dy ditë diskutimet kanë qenë me intensive, më të strukturuara pasi ka pasur nga ana tjetër edhe një punë paraprake, të mirë do të thoja, nga ekipet tona respektive. Unë e kam thënë edhe herë të tjera, kjo është një dosje jo e lehtë, rreth 70 e ca vjeçare, për pasojë kërkon kohën e vet dhe instrumentet më të përshtatshme për një zgjidhje në frymën europiane dhe bazuar mbi të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh ministri Bushati.

/a.m.

Next Post
Galiani post drejtues te Reali i Madridit?

Galiani post drejtues te Reali i Madridit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In