• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

AKEP – apo kush e ka në dorë “çelësin” për të mbyllur një portal?

by A R
29/08/2020 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga L. P.

Institucione dhe organizata ndërkombëtare kanë ngritur pikëpyetje të shumta dhe kanë shprehur kritika lidhur me “paketën antishpifje”, projektligje të cilat ndryshojnë misionin e Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe gjithashtu i delegojnë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare kompetenca për të kontrolluar përmbajtjen e publikimeve të medias online.

Pas “paketës antishpifje”, një rast që shkaktoi shumë debat lidhur me kompetencat, bazën ligjore por edhe pavarësinë e AKEP ishte edhe lista e publikuar në tetor 2018 me 44 faqe interneti (portale) që do të mbylleshin brenda 72 orësh nëse nuk regjistroheshin në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Me publikimin e këtij urdhri, ngrihen dyshime për kërkimet dhe studimet paraprake për mbylljen e një portali, sikurse edhe për bazën ligjore që zbatohet.

“AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh nipt-in përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online,” shkruhej në njoftimin zyrtar, pa përcaktuar në mënyrë konkrete se cilit ligj i referohet.

Reagimet ishin të shumta pas publikimit të listës së portaleve, pasi mes tyre kishte portale të regjistruara si organizata jofitimprurëse në Gjykatën e Tiranës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, të regjistruara si biznese me NIPT të rregullt, si dhe faqe interneti që operojnë dhe paguajnë taksa në Kosovë.

Baza ligjore mbi të cilën bazohet AKEP është e paqartë, dhe nuk publikohen detaje që argumentojnë urdhrat që lëshohen, si merret vendimi për mbyllen e një portali? Kush e jep dhe e zbaton urdhrin?

Situate ligjore e paqartë me vendimin për mbyllje komplikohet edhe më nga përfshirja e AKEP-it në paketën anti-shpifje. Janë 15 organizata të medias në Shqipëri, mes tyre edhe Këshilli Shqiptar i Medias, që kanë kundërshtuar kontrollin e AMA-s dhe AKEP-it mbi përmbajtjen e medias online, pikërisht për faktin se sipas tyre nuk është e besueshme pavarësia e tyre nga politika. “Dy projektligjet i akordojnë AMA-s dhe AKEP-it kompetenca gati gjyqësore me natyrë sanksionuese, edhe pse këto organe të pavarura sipas ligjit, nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenë efektivisht të pavarura sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor”, shkruhej në deklaratën e përbashkët të këtyre organizatave, që është publikuar më herët.

Argumenti kryesor i maxhorancës për të miratuar këto dy projektigje, në dëgjesat me deputetët është se influenca e medias online po rritet ndjeshëm dhe lajmet e rreme, që po përdoren për përfitime ekonomike, kanë një ndikim të jashtëzakonshëm tek opinioni publik. Këto argumente dhe deklarata nuk janë shoqëruar me prova konkrete dhe studime të realizuara paraprakisht.

Next Post
Sa efektiv ka qenë deri tani trajtimi me plazmë? Mjeku zbulon detajet: Ka pasur raste që s’ka dhënë efekte

Sa efektiv ka qenë deri tani trajtimi me plazmë? Mjeku zbulon detajet: Ka pasur raste që s'ka dhënë efekte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

“Inteligjenca Artificiale do të jetë ndryshim loje”- Rama nga Parisi: Synojmë prokurime publike tërësisht me AI

November 10, 2026
Klodjan Skënderaj zgjidhet kreu i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë

Nga mbrojtja e sekretit profesional te krijimi i mekanizmit GRAVO, Shqipëria ratifikon Konventën e Luksemburgut për avokatët!

November 10, 2026
E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

November 10, 2026
Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

Projektligji anti-SLAPP në proces konsultimi, Shqipëria përafron legjislacionin me BE-në për mbrojtjen nga paditë abuzive!

November 10, 2026
“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

“Jemi duke punuar për këtë”- Rama flet nga Parisi për krijimin e Shtetit Bektashi: Të shohim se ku do të mbërrijmë!

November 10, 2026
E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

November 10, 2026
“Dorëzoni Radoiçiçin”- Kurti nga Prishtina: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin!

“Dorëzoni Radoiçiçin”- Kurti nga Prishtina: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin!

November 10, 2026
Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkuam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri!

Tabaku në Parlamentin Europian: Kërkuam qeveri teknike dhe zgjedhje të lira në Shqipëri!

November 10, 2026
Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

Ministri Gogu vizitë në Romë, në fokus forcimi i bashkëpunimit në drejtësi dhe integrimi në BE: Italia, partner i rëndësishëm në rrugën tonë!

November 10, 2026
“Kosova shtet i pavarur”- Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Nuk ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe!

“Jemi transformuar në ‘talebanët’ perëndimorë”- Rama: Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës, sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In