Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është kundër propozimit të qeverisë për të rritur akcizën e birrës vendase dhe uljen e akcizës për birrën e importit. Deputetja e LSI-së Silva Caka ngriti pikëpyetjen ndërsa ky është një absurditet apo një lapsus i qeverisë, pasi sipas saj me gjithë ngritjen e akcizës, efekti në buxhet do të jetë zero.
“Absurditet apo lapsus. Qeveria i ngre akcizën birrës vendase ndërsa birrës së importit ia ul. Efekti në buxhet duket qartë që do të jetë zero, do të kemi vetëm falimentim të fabrikave vendase dhe mbyllje të tyre dhe qindra shqiptarë që punojnë në to, do mbeten pa punë. Nuk kuptoj se si ministrat e LSI nuk i ngrenë në qeveri këto probleme kaq të qarta”, deklaron Caka.
Në paketën fiskale për vitin 2016 qeveria propozon rritjen e akcizën për birrën vendase dhe uljen e akcizës për birrën e importit.









