• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Akciza e gazit dhe makinat e luksit, në janar shtohen dy taksa të reja

by Java News
25/11/2016 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 janari 2017, akciza e gazit për makinat do të jetë 13 lekë për litër, ndërsa taksa e luksit do të paguhet nga makinat me vlerë 5 milionë lekë, nga 7 milionë që është aktualisht. Komisioni i Ekonomisë miratoi dje në parim vetëm me votat e maxhorancës paketën fiskale për vitin e ardhshëm.

Paketa fiskale përfshin edhe ulje të rentës minerale nga 6 për qind në 3 për qind, ulje të akcizës për duhanin vendas nga 4400 lekë/kg në 2500 lekë/kg, si dhe zerim të tarifave doganore për industrinë e fasonëve, që aktualisht janë 2 deri në 15 për qind. Paketa fiskale u prezantua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili i cilësoi ndryshimet disiplinuese dhe nuk kanë si qëllim rritjen e të ardhurave.

“Paketa është modeste në influencën e të ardhurave, gatigati e papërfillshme. Ne kemi planifikuar 27 miliardë lekë të ardhura më shumë në 2017-n dhe i gjithë kontributi është nga rritja ekonomike dhe përmirë- simi i miradministrimit”, u shpreh ministri i Financave. Opozita votoi kundër paketës fiskale, pasi, sipas ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, paketa fiskale është klienteliste dhe nxit evazionin.

Deputeti i opozitës, Bode, u shpreh se aplikimi i akcizës së gazit, jo vetëm rëndon qytetarët, por shton edhe premisat e evazionit. “Vendosja e akcizës së gazit çorodit tregun dhe shton premisat për evazion fiskal. Nuk është koha për të rritur akcizën e gazit në treg, pasi përdoret nga familjarët”, u shpreh Bode. Ministri i Financave, Ahmetaj, shpjegoi se nuk do të ketë rritje të gazit që përdoret nga familjarët.

“Nuk më takon të përdor fjalë përtej kuadrit zyrtar si çoroditëse, por për gazin të jemi korrektë. Nuk kemi vendosur akcizë të gazit që përdoret nga familjarët, për gatim apo ngrohje, dhe nuk do ta bëjmë këtë gjë, e vendosim vetëm për automjetet”, tha Ahmetaj. Ministri sqaroi se ndryshimet do të rrisin sigurinë e mbushjes së bombolave të gazit nga familjarët.

“Është një korrektim edhe për çështjet e sigurisë për qytetarët, ku për automjetet mbushja e gazit do të jetë vetëm në pikat e benzinatës. Për qytetarët, pikat e mbushjes së gazit do të jenë specifike me elemente shtesë sigurie. Orientimi është kërkuar Ministria e Energjetikës. Nëpërmjet destinimit të pikave të mbushjes së gazit për makinat dhe veç për qytetarët kemi dy elemente, sigurinë dhe mundësinë e uljes apo zerimit të evazionit”, u shpreh ministri.
Panorama/d.i.

Next Post
(FOTO) “Më vjen turp të dal me ty”, shndërrimi i pabesueshëm  i vajzës obeze pas fjalëve të babait

(FOTO) “Më vjen turp të dal me ty”, shndërrimi i pabesueshëm i vajzës obeze pas fjalëve të babait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

Përsëri shqiponja dykrenare! Drake surprizon me bizhuterinë luksoze në klipin e ri

November 11, 2026
Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

Një javë pasi doli nga burgu, 19-vjeçari grabit dy herë arkën e një objekti kulti, arrestohet nga policia

November 11, 2026
Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

Apeli dënon me 7 vite e 4 muaj burg ish-kreun e Operacionales. Konfiskohen apartamente dhe 1.3 milionë euro

November 11, 2026
Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall terroriste organizatën e drejtuar nga një zyrtar i VLEN në Çair

November 11, 2026
Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

Pranoi vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, zbulohet identiteti i vërtetë i shqiptarit të kapur në Greqi

November 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Nëntor 2026

November 11, 2026
Prorokoviç e konfirmon: Kompromisi i Perëndimit për Kosovën do jetë OKB

Sahara/ Mbështetje e gjerë në OKB-së për planin e Autonomisë Marokene pas vetos ruse!

November 11, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Dosja “Partizani” është thjesht alibi në emër të pandëshkueshmërisë

November 11, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimet e karburanteve, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

November 11, 2026
Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

Kërcënimi/ “Do t’ju shkatërrojmë!”- Frikë për bomba në shkolla në të gjithë Italinë, evakuime dhe kontrolle! Fillojnë dëbimet

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In