Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) i bën apel subjekteve minerare që të respektojnë afatin kohor për vetëdeklarimet online.
Sipas këtij institucioni, në vijim të detyrave që kanë subjektet e pajisura me leje minerare në zbatim të Ligjit “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, veçanërisht të Urdhrit të Ministrit “Për miratimin e formës së informacioneve tremujore, vjetore përfundimtare dhe përmbajtjen e planit vjetor të punës nga ana e zotëruesve të lejeve minerare të shfrytëzimit me karrierë për grupin e mineraleve ndërtimorë”, AKBN rikujton subjektet minerare që të respektojnë afatin kohor për vetëdeklarimet online.
Afati i vetëdeklarimeve për tremujorin e dytë të vitit 2017, është nga data 1-15 Korrik 2017./a.m.











