• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Akademiku Angjeli shkroi dhe shpëtoi shpirtin e tij

by Lorenc Vangjeli
11/04/2023 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka qenë një kohë kur në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë e gjetkë, nëse doje të takoje njerëzit e duhur, ata gjendeshin me siguri në bibliotekë. Ka ardhur një kohë që kudo në Shqipëri, nëse do që t’u fshihesh njerëzve, mund të ndryhesh në bibliotekë sepse aty nuk të kërkon askush.
Ka qenë një kohë kur libri ishte kryepersonazh bisedash, sot biseda për librin duket kohë e humbur. Libri i keq ishte dje mallkim për pyllin, ndërsa sot, në kohën e dashurisë me Facebook, shkëlqimit me Instagram apo bisedës në Podkast, edhe libri i keq është bekim i mbarë. Atëherë libri ishte triumf jete, sot një shumicë dëshpëruese e konsideron jetë të shpenzuar kot. Dje njerëzia drithërohej nga metaforat e poezisë, sot goja llastohet vetëm nga librat me receta gatimi.

Aq më tepër në një të martë PostPashkë, si një shenjë se ringjallja mund të vonojë, por nuk mungon asnjëherë, ja vlen të flitet me shpresë për pesë a gjashtë kilogram libra, një kolanë me autor një politikan atipik shqiptar, akademik Anastas Angjelin. Profesor Angjeli është atipik sepse shkruan libra. Janë më pak se një dyzinë shqiptarët e politikës kudo në Ballkan që kanë kurajon të shkruajnë një libër.

Si rregull politikani tipik shqiptar shkruan apo lexon fjalime që ju shkruhen. Ai është në gjendje të flasë për orë të tëra për çdo lloj argument. Mund të mësojë muratorin si të ngrejë murin, bujkun si të mbjellë luleshtrydhe apo edhe infermierin si të bëjë e kur të bëjë injeksionin e antibiotikut. Ai ofron ekspertizë për gjithçka, por nuk shkruan libra për një arsye të vetme: Libri është kujtesë!

Libri është dëshmitar që nuk luan fjale!

Libri mbetet dëshmitar i asaj që thuhet të hënën, por kundërshtohet të martën, i asaj që të mërkurën thuhet ndryshe nga ajo që pohohet të enjten dhe dallon që, ajo që thuhet të premten, nuk ka asnjë lidhje me atë që deklarohet të shtunën. Madje edhe të dielën që është ditë pushimi edhe për Zotin, politikani zgjedh ta brohorasë të vërtetën e tij alternative: Ata janë të njëjtët individë, ndryshon vetëm çfarë thonë! Por me një ushtrim logjik e pothuaj matematik, nëse atyre ju hiqet pushteti mbi të përditshmen, nëse largohen nga karrigia e pushtetit dhe zgjidhin kravatën e politikanit, atëherë do të shihet se shumica dërmuese e mbretërve të përjetshëm dhe agallarëve qesharakë të politikës shqiptare janë realisht ca mbetje mediokre njerëzore, që riciklojnë njëri-tjetrin dhe që nuk ka incenerator që mund të marrë përsipër për t’ia rikthyer natyrës.

Kjo është një nga dëshmitë e kolanës me tetë libra dhe fjalën “tranzicion”, si fjalë kyçe, e akadamikut Anastas Angjeli, ku parakalojnë portretet e gjithë njerëzve që kanë qeverisur këtë vend në këto tre dekada e kusur postkomunizëm. Kjo kolanë librash është shumë më shumë se një ditar vetjak. Ai është një manual i historisë sonë të re, ku gjenden fatet e gjithë shqiptarëve, me shpresat dhe zhgënjimet, me ëndrrat dhe makthet, me vendosmëritë e thyera dhe rrugët me fraktura, me plagët e hapura nga marrëzia dhe me marrëzinë që sillet si plagë pa shërim.

Kjo kolanë librash është një manual për të shpjeguar se pse na shkojnë për dreq punët e përbashkëta edhe kur nisemi me qëllime të mira; një manual që rrëfen se pse shqiptarët janë të suksesshëm si individë, por kanë dështuar të ndërtojnë një shoqëri të ndershme dhe pse kjo shoqëri nuk arrin ende të funksionojë si komunitet normal njerëzish të lirë.

Janë tetë libra me një kryepersonazh, Paranë. Janë kujtesë për kohën kur në Shqipëri paraja ishte mjet për të mbijetuar dhe për të sotmen kur paraja është bërë qëllim i vetëm në jetë. Atëherë më të guximshmit i luteshin perëndisë për pak më shumë liri, bukë e dinjitet, kurse sot paraja është perëndia kryerëndë e qiellit të vetmuar arbnor pa perëndi të tjera.

Kjo është vlera thelbësore e kësaj kolane, e këtij dëshmitari që na tregon se cilët jemi dhe pse nuk jemi siç do të duhej e do të donim të ishim.
Kanë ndryshuar kohët! Dikur xixëllonjat dalloheshin vetëm netëve të errëta, sot xixëllonjat e reja që prodhojnë ekranet me ngjyra shkëlqejnë ditë mbas dite duke bindur shumëkënd se drita e tyre është virtyt i vetëm dhe se shkëlqimi i tyre është i vetmi zjarr që duhet të ngrohë njerëzinë e trullosur nga ngjyrat.

Ne shqiptarët nuk do të ndërtojmë dot kurrë Benz-a, nuk do të mund të rishpikim as kompiutera apo nuk do të krijojmë ndonjë version lokal të Tik Tok-u. Nuk do të jemi kurrë kampionë bote në futboll, por ne mund të shkruajmë së paku libra për veten që të kuptojmë veten; që të na njohin të tjerët nëpër botë dhe nëpërmjet tyre të gjejmë dhe vendin tonë në këtë botë të pafundme. Ne mund të shkruajmë historinë tonë për të kuptuar se ku mund të shkojmë në të ardhmen. Ne mund të jemi të parët vetëm në një fushë në botë, në shkencat Albanologjike dhe ky do të jetë ndoshta prioriteti i librit shkencor shqiptar.

Profesor Angjeli e ka vënë tullën e tij modeste në këtë ngrehinë që e kanë nisur të tjerë dhe që po të kemi fat, do të pasohet nga të tjerë që do t’u kushtojnë nipërve të tyre mundin e dijen, talentin dhe sakrificën vetjake. Që po të kenë fat më shumë se ne dhe mund të takohen me njëri-tjetrin në salla bibliotekash reale e dixhitale në Tiranë, New York, Kiev, Londër, Paris apo Tokio. Profesor Angjeli shkroi dhe bëri paqe me shpirtin e tij, por ka shumë shpirtëra të tjerë për t’u shpëtuar që të prehen në paqen e munguar të përditshmërisë sonë të përbashkët.

Next Post
Bejko takim me strukturat e degës 14 të PD: Ndryshimi i Tiranës, emergjencë kombëtare

Bejko takim me strukturat e degës 14 të PD: Ndryshimi i Tiranës, emergjencë kombëtare

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    Ke shkruajtur një hyrje brilante zoti Vangjeli……
    ” Ka qenë një kohë kur në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë e gjetkë, nëse doje të takoje njerëzit e duhur, ata gjendeshin me siguri në bibliotekë. Ka ardhur një kohë që kudo në Shqipëri, nëse do që t’u fshihesh njerëzve, mund të ndryhesh në bibliotekë sepse aty nuk të kërkon askush.
    Ka qenë një kohë kur libri ishte kryepersonazh bisedash, sot biseda për librin duket kohë e humbur”……..
    Çdo fjalë tjetër, do të shtoja, i prish “lezetin” kësajë mrekullie që ke shprehur.
    Na mbyti malokhonja salishberi me likmonkokmushkat…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com