• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akademik Nazim Gruda fitoi çmimin “Artikulli më i mirë në hortikulturë 2022”

by Java News
20/04/2022 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademik Nazim Gruda fitoi çmimin “Artikulli më i mirë në hortikulturë 2022” (Best Paper Award, Horticulturae 2022).

Shkrimi me temë “The Potential of Introduction of Asian Vegetables in Europe” u shkrua nga studentja e tij dhe ai vetë në vitin 2020. Çmimi u shpall pasi u paraqitën në konkurrim të gjitha punimet e publikuara nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2020 në revistën shkencore ndërkombëtare “Horticulturae”.

Akademia e Shkencave ka publikuar më parë këtë shkrim, që pati jehonë shumë pozitive në shtypin profesional. Nuk është hera e parë që akademiku Nazim Gruda vlerësohet për veprat e tij. Është nderuar për rezultate të shkëlqyera shkencore me çmimin “Dr.-Heinrich-Baur”, të Universitetit Teknik të Mynihut në Gjermani (2003); “Courtesy Associate Professor” i Universitetit të Floridës (2004); “Research Scholar” i Virginia Polytechnic Institute and State University, SHBA (2007).

Emri i tij listohet që nga viti 2005 në “Who’s Who in the World”, ndërsa nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka fituar çmimin kombëtar shkencor” Petrit Radovicka“ (2017). Akademia e Shkencave Kineze e zgjodhi atë si “Shkencëtar i shquar” pas garës mbarëbotërore nga të gjitha shkencat për atë vit (2020); Akademia më e vjetër në botë për bujqësinë, mjedisin dhe ushqimin, “Accademia dei Georgofili” në Itali e zgjodhi anëtar korrespondent (2021) dhe po këtë vit Akademia e Shkencave Bujqësore dhe Pyjore të Rumanisë “Gheorghe Ionescu – Șisești”, Rumani e zgjodhi anëtar nderi.

Disa nga punimet e tij shquhen si pararendëse dhe dritëdhënëse në diskutimet bashkëkohore shkencore si p.sh. të cilësisë së prodhimeve bujqësore dhe të ushqyerit apo të ndryshimeve të klimës, duke u renditur si punime me një indeks citimi shumë të lartë (highly cited) ose në 1% të artikujve shkencorë në “Web of Science”. Edhe në vlerësimin fundit të kryer nga ekspertët e Universitetit të Stanfordit në SHBA 2021, ai hyn në 2% të shkencëtarëve më me ndikim në botë “World’s Top 2% Scientists”.

Akad. Gruda është përfaqësues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Unionin e Akademive Europiane për Shkencat e Aplikuara të Bujqësisë, Ushqimit dhe Natyrës (UEAA).

Next Post
“Ka një problem”/ Kujtim Gjuzi zbulon çfarë i ka thënë Berishës për Lulzim Bashën

"Ka një problem"/ Kujtim Gjuzi zbulon çfarë i ka thënë Berishës për Lulzim Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In