• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akademia “Marubi” në Tiranë sot i dedikohet Bekim Fehmiut

by Aalison Pearse Stevens
16/03/2016 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi” në Tiranë do të zhvillohet të merkuren një aktivitet në homazh të aktorit të madh me famë botërore, Bekim Fehmiu. Aktiviteti organizohet nga Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.

Për artdashësit do të shfaqet filmi “Bekim Fehmiu në Shqipëri” me regji të Vitori Çeli, prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e re 1972” . Filmi është një kronikë mbi vizitën ne Shqipëri të artistit kosovar Bekim Fehmiu.

Takimet e tij me njerëz të artit e kulturës si dhe udhëtimet nëpër qytetet shqiptare si Krujë , Durrës, Sarandë e Gjirokastër, por edhe në veprat industriale ndiqen nga kamera e Bardhyl Martinianit për t’u fiksuar më pas në celuloid.

Pjesë e aktivitetit është edhe prezantimi i monografisë për jetën e Bekim Fehmiut “Odiseu i Kosovës” nga Fahri Musliu, bën të ditur në një njoftim për shtyp Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” .

Aktori Bekim Fehmiu ka lindur më 1 qershor të vitit 1936 në Sarajevë. Ka kryer fakultetin e arteve dramatike në Beograd. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore.

I martuar me një artiste serbe, ai ishte nga ata që nuk e braktisi në asnjë moment Beogradin dhe nuk iu tremb të qenët shqiptar.

Shqipërinë e ka vizituar në vitin 1972 dhe nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për të. Ndër dhjetëra filmat që ka luajtur, rolet e tij në “Prova Speciale”, “Odiseja”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e Nxehta”, “Dezertori”, përmenden si kryevepra.

Bekim Fehmiu ishte një nga legjendat e kinemasë, duke i dhënë vetes rastin të prek Hollivudin, por mbi të gjitha duke na dhënë ne shqiptarëve shansin e madh që ta kishim atë. Një aktor që kurrsesi nuk mohoi origjinën e vet, madje përkundrazi e lartësoi atë në kinematë më të mëdha të botës.

Ai ka bashkëpunuar me Xhon Hjustonin, Olivija de Hevilland, Ava Gardner, Robert Shou, Fernando Rej, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Klaudia Kardinale, Kendis Bergen etj. Bekim Fehmiu ka interpretuar në shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Next Post

Diplomatët lavdërojne për Jahjagën: Punoi për ta bërë Kosovën vend më të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In