Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e Këshillit Bashkiak të qytetit muze të Gjirokastrës për ta kthyer në Muze shtëpinë ku ka lindur Ismail Kadare. Vendimi për shtëpinë e shkrimtarit u mor në datë 26 shtator 2015.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë shpreh gadishmërinë e saj për të dhënë gjithë ndihmesën e vet për realizimin muzeal të këtij projekti madhor kombëtar – thuhet në një deklaratë për media të Akademisë.
Gjirokastra është pjesë e “World Heritage List”-UNESCO.









