• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akademia e Shkencave dhe kritiku i saj Artan Fuga, propozojnë të njëjtin model sovjetik

by Java News
05/09/2017 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj/

Ka ngjallur debate të mëdha në opinion publik zgjedhjet për Akademinë e Shkencave që u zhvilluan dje. Sigurisht kjo është një ngjarje e rëndësishme për shoqërinë shqiptare pasi shkenca dhe dija janë një nga armët më të forta të zhvillimit të saj dhe, në këtë kuptim duhet të marrë vëmendjen  që meriton.  Debati mbi shkencën dhe menaxhimin e saj është një gjë pozitive, për sa i përket instrumentalizimit të saj në funksion të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shoqëror.

Zhurma e madhe mediatike që mbuloi zgjedhjet e Akademisë së Shkencave, u stimulua gjithashtu dhe nga një postim i kryeministrit Edi  Rama që  me një qëndrim të fort kundër saj , nxiti reagimet edhe me tepër.

Padyshim, që një meritë të veçantë për debatin e Akademisë së Shkencave , ka dhe akademiku Artan Fuga, me debatet e tij të përditshme. Kjo është një meritë që i duhet dhënë, por modeli që profesor Fuga propozon për shkencën duke lexuar propozimet e tij për të,  është po i njëjti .

Është një model i zhvillimit shkencor tipik Sovjetik. Një model i bazuar te monopoli shtetëror për shkencën, ku shkencëtarët kanë  varësi të përhershme  te rroga e shtetit dhe, në këtë mënyrë bëhen gjithmonë të kontrollueshëm prej tij.  Postimi i Kryeministrit përforcon këtë ide, duke i kërcënuar me prerje totale fondesh. Dihet që politika, aq më tepër kjo e jona e përdor edhe shkencën në funksion të populizmit të përherësh që i duhet.

Profesor Fuga ka të drejtë kur thotë se Akademia e Shkencave është kthyer në një institucion që vegjeton dhe harxhon para nga taksa paguesit shqiptarë pas asnjë vlerë,  pasi produkti shkencor që ajo duhet të prodhojë mungon. Mirëpo, zgjidhja nuk është të largohet disa njerëz dhe të vijnë disa të tjerë.

Akademia e Shkencës pasi u reformua në vitin 2008 dhe iu hoqën të gjitha institutet që ishin në varësi të saj, tani ka ngelur një grup akademikësh pa asnjë strukturë mbështetëse.

Si mund të zhvillojë kërkime shkencore Akademia kur pjesëtaret të saj janë një jurist, një biolog, një arkeolog apo një filozof?

Është tërësisht e pamundur. Sot kërkimi shkencorë zhvillohet me ekipe dhe grup shkencëtarësh. Andaj titulli akademik në shumicën e vendeve europiane dhe përtej saj,  ekziston si një titull honorifik pa asnjë të drejtë rrogë nga taksapaguesit .

Shkencëtarët fitojnë të ardhura në bazë të kërkimeve dhe rëndësisë së tyre që sigurohet nga projektet konkurruese mbi shkencën. Fondet sigurohen nga shteti ose nga kompani të ndryshme që janë të interesuara për këto kërkime. Është e vërtet që shteti duhet të investojë mbi shkencën, por këto para duhet të jenë të hapura ndaj çdo shkencëtari dhe jo  të jenë ekskluzivitet i një grupi profesorësh që mbajnë poste shtetërore shkencore.

Shqipëria ka nevojë për liberalizimin e shkencës, dhe investimet për të, qoftë edhe nga buxheti i shtetit  dhe, nuk duhen parë si një rrogë që e përfiton vetëm për faktin se je akademik, titull i vendosur nga një kastë shkencëtarësh që kanë monopolin  të fondeve mbi shkencën.

Andaj, Profesor Fuga ka shumë të drejtë për  kritikat ndaj Akademisë së Shkencave, por modeli që propozon është tërësisht i njëjti me ekzistuesin. Një model i cili i jep monopolin e shkencës dhe fondet për të, një grupi njerëzish dhe lë jashtë tyre çdo kërkues shkencor që nuk është pjesë e tij.

Ajo që profesor Fuga propozon është thjesht disa akademikë më të mirë, por me të njëjtin sistem i cili padyshim , në këtë mënyrë si është e konceptuar do të krijojë kasta ‘’shkencëtarësh’’ me emra të tjerë, por problemet do vazhdojnë po të njëjtat.

Next Post
Transporti publik, Bashkia e Tiranës rrit bashkëpunimin me Bashkinë e Vienës

Transporti publik, Bashkia e Tiranës rrit bashkëpunimin me Bashkinë e Vienës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In