Akademia e Shkencave/ Beqiraj: Presidenti Meta më bindi të jap dorëheqjen

Është dita e fundit si kryetari i Akademisë së Shkencave. Prof. Gudar Beqiraj dha dorëheqjen 2 muaj nga zgjedhja e tij, pasi zhvilloi një takim me presidentin Meta, pas të cilit erdhi zgjidhja. Shprehet se ky vendim lidhet edhe me propozimin e presidentit; kërkesë që vjen në kohën kur  fati i institucionit është përfshirë në debate të forta për ekzistencën e tij.

Beqiraj: Diskutuam me Presidentin për rreth një orë dhe në përfundim të kësaj bisede që ishte shumë konstruktive, unë pranova propozimin e Presidentit që për të vazhduar punën sa më mirë Akademia e Shkencave në këtë situatë që jemi, unë të hapë rrugë në kuptimin e mirë të fjalës, duke dhënë dorëheqjen.

Ka 45 vjet që është pjesë e akademisë së shkencave, ndaj këtë vendim e quan vetëm si largim nga karrigia e kryetarit.

Beqiraj: Do të vazhdoj të jem shumë aktiv në Akademinë e Shkencave si anëtar i saj sepse kam një jetë të tërë në Akademinë e Shkencave.

Tashmë institucioni do të nis garën nga e para; nuk ka as kryetar dhe as nënkryetar.

Beqiraj: Nis procedura e cila kërkon kohën e saj për të bërë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit, gjithmonë me zgjedhje të fshehta me kandidatura.

Dorëheqja e Gudar beqiraj erdhi pas qëndrimeve të kryeministrit Rama i cili para procesit të zgjedhjes brenda Akademisë kërkoi reformimin e këtij institucioni duke paralajmëruar ndërprerjen e fondeve. Por pavarësisht kësaj komisioni parlament i mjeteve të informimit publik një ditë më parë votuan në unanimitet buxhetin për Akademinë e shkencave që kap shifrën e 108.5 mln lekë.

Më herët  ministria Nikolla u shpreh se 3 grupe pune nga kryeministria kanë përgatitur një draft për të mënyrën se si do të reformohet institucioni./oranews/ma.me

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com