• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ajo që po ndodh mes Izraelit e Gazës është e tmerrshme”/ Sekretari i OKB bën thirrje për armëpushim! Netanjahu: Fundi i luftimeve…

by Java News
17/05/2021 07:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit se ajo që po ndodh mes Izraelit e Gazës ishin diçka tejet e tmerrshme e bëri thirrje për ndalim të menjëhershëm të luftimeve.

Zoti Guterres tha se Kombet e Bashkuara “po angazhojnë në mënyrë aktive të gjitha palët drejt një armëpushimi të menjëhershëm”, ai i bëri thirrje atyre “të lejojnë që përpjekjet për ndërmjetësim të intensifikohen e të kenë sukses”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se fundi i luftimeve shtatë ditore të vendit me militantët e Gazës, nuk është ende drejt fundit pavarësisht lëvizjeve diplomatike për të rikthyer qetësinë. Gjatë një fjalimi televiziv ai shtoi se Izraeli “do veprojë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, për të rivendosur qetësinë për qytetarët e vendi dhe kjo gjë siç tha ai do të marrë kohë”.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se 42 persona humbën jetën të dielën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në këtë qytet. Sulmet me raketa të së dielës shkaktuan numrin më të madh të viktimave që nga shpërthimi i luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit.

Te dielen Izraeli bombardoi shtëpinë e udhëheqësit kryesor të Hamasit në Gazë, Yehya Al-Sinwar. Nuk ka ende informacione nëse ai ndodhej në shtëpi në momentin e sulmit. Yehya Al-Sinwar udhëheq krahun ushtarak dhe politik të Hamasit në Gazë që nga viti 2017. Sipas asgjencisë së lajmeve “Associated Press” ka të ngjarë që ai të jetë fshehur së bashku me anëtarë të tjerë të lartë të grupit”.

Të shtunën Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se sulmet ajrore dhe me artileri të Izraelit kundër militantëve palestinezë do të “vazhdojnë për aq kohë sa të nevojitet”.

“Nuk mund të fshiheni, as mbi tokë dhe as nën tokë. Askush nuk është imun”, tha ai, duke iu drejtuar udhëheqësve të Hamasit në Gazë ndërsa falënderoi Presidentin Joe Biden dhe udhëheqësit e tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen.

Një ditë më parë Izraeli shkatërroi një ndërtesë 12-katëshe në qytetin e Gazës, ku ndodheshin zyrat e Associated Press dhe Al Jazeera-s.

Të dielën Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë rreth mënyrave për të rivendosur qetësinë në këtë rajon.

Të shtunën Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Netanyahu. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se zoti Biden i dënonte sulmet me raketa nga ana e Hamasit dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij për të drejtën që ka Izraeli për t’u mbrojtur nga Hamasi dhe grupe të tjera terroriste. Presidenti Biden shprehu gjithashtu shqetësimin lidhur me sigurinë e gazetarëve dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen e tyre.

Presidenti amerikan zhvilloi gjithashtu një bisedë telefonike edhe me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas, biseda e tyre e parë që nga momenti që zoti Biden mori deri detyrën.

Zoti Biden informoi zotin Abbas mbi përpjekjet diplomatike amerikane për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm, duke theksuar se Hamasi duhet të ndalë lëshimin e raketave kundër Izraelit. Zoti Biden gjithashtu nënvizoi angazhimin e tij për një “zgjidhje të negociuar me dy shtete si rruga më e mirë për të arritur një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez”.VOA

g.kosovari

Next Post
Rritet numri i viktimave në Itali, ulen rastet pozitive

Italia heq karantinën për shtetasit nga BE/ Çfarë vendosi për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In