• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ajo që dua të theksoj…”/ Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa para

by
27/01/2023 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, ku e pranishme ishte dhe Raporterja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos.

Në fjalën e tij Balla tha se Shqipëria ka bërë hapa para për sa i përket integrimit të vendit, si dhe nënvizoi rëndësin e mbledhjes së Këshillit këtë të premte në praninë e Reporteres për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

“Takimi i sotëm i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian përpos rëndësisë së momentumit që mbart vis a vis procesit të Integrimit, organizohet me pjesëmarrjen e Reporteres për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Znj. Isabel Santos.

Një mesazh tejet i rëndësishëm përcillet sot nga Kuvendi i Shqipërisë duke theksuar hapat e shpejtë që vendi ynë po bën përpara në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ka përfunduar takimi dypalësh me Komisionin Europian për grupkapitujt e parë të Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut gjë që dëshmonë vendosmërinë e Shqipërisë për të mos humbur kohë në këtë proces. Sigurisht nuk dua të ndalem në detajet që mbart ky proces pasi Kryenegociatorja do të detajojë hapat e mëtejshëm që vendi ynë pritet të ndërmarrë në këtë proces.

Ajo që dua të theksoj në këtë takim është roli që Kuvendi duhet të ketë në këtë proces në vijimësi. Të bindur mbi rolin qëndror dhe kontributin që Kuvendi mund dhe duhet të jape në këtë proces kemi ngritur së bashku me opozitën Komisionin e Posaçëm për të rishikuar rolin e Kuvendit në këtë proces.

Ndër objektivat e këtij Komisioni Ad Hoc është rishikimi i rolit të Komisionit për Integrimin në BE dhe padyshim dhe i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian (KKIE), duke ju referuar modeleve më të suksesshme dhe mësimeve të nxjerra nga Shtete të cilat kanë kaluar para nesh këtë proces.

Gjej rastin ta ritheksoj faktin se roli i shoqërisë civile dhe i ekspertëve është i mirëpritur në këtë debat të hapur mbi rishikimin e rolit të Kuvendit dhe organeve parlamentare nëpërmjet propozimeve konkrete të drejtuara Komisionit.

Komisioni i posaçëm padyshim javët në vazhdim do të dalë me një raport në lidhje me ndryshimet që do të duhet të reflektohen në Ligjin nr 15 i vitit 2015  “për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” duke synuar forcimin e rolit të tij në raport me këtë proces kaq të rëndësishëm për Shqipërine”, deklaroi Balla.

/e.d

Next Post
EKSKLUZIVE / Gjekmarkaj: Zoti Meta, kërko dosjen tënde dhe bëj transparencë për akuzat e qeverisë!

Gjekmarkaj, ironi me Alibeajn: Qokë brenda PS! Të kishim votat për të hequr Nikollën, shkarkonim Ramën

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Hike ore ndytsira,ju e ata qe ishin para jush,ju jeni te gjithe kriminel pa perjashtim,ata te 2 monstrave,ai i vicidolit e monstra e cepanit,se bashku me k/hajdutin e shqiptarve qe eshte krimineli edvni djali i taqit.Ca mut hapash keni bere ju hajdute,mashtruesa,jashtqitja e Kombit jeni ju.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In