• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ajo që bëri draftin është mjeke jo eksperte”/ Xhafaj kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Të panevojshme

by Java News
14/04/2020 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj gjatë diskutimit të sotëm në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ka komentuar ndërhyrjet në Kodin Penal.

Duke bërë një analizë për secilin ndryshim të parashikuar ai heq një paralele edhe me të drejtat themelore të njeriut duke bërë thirrje për të pasur kujdes.

“Ndërhyrja në Kod duhet të shënojë një ngjarje të rëndësishme.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për ndërhyrjen në Kodet, pasi preken të drejtat themelore të njeriut.

Vecanërisht kur bëhet fjalë për ndryshimin e Kodit Penal dhe preken marrëdhënie shumë delicate të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut shpesh herë me pasoja të pakorigjueshme për jetët e njerëzve.

Proprozimet e sjella duhet të bazohen në konsultim të gjërë dhe jo në propozime emocionale të inicuesve”.

Xhafaj theksoj se: Ndërhyrjet që bëhen në Kodin Penal të jenë të mirëmenduar jo rrjedhoj e emocioneve që prodhon politika e ditës, por rrjedhoj e një analize të thelluar faktesh e statistikash dhe kryesorja produkt i një konsultimi të gjerë me me grupet e interest, shoqërinë civile dhe profesionistët e fushës, për të cilët duhet të kemi më shumë respekt dhe besim.

Më tej, ai nënvizoi se “Vlerësoj reagimin shumë efektiv të bërë nga qeveria me masat e marra cka është reflektuar edhe në situatën pozitive që kemi sot me shkallën e infektimit nga COVID-19.

Gjthashtu është një gjë shumë pozitive dhe tregues i përgjegjshmërisë dhe shkallës së kulturës së qytetarve, sjellja e tyre në reagim të këtyre masave.

Që kjo gjendje të ruhet dhe kryesorja që të parandalojmë situate të tjera negative dhe të mund të kontrollojmë më mirë papërgjegjshmërinë e disa individëve që sjella pasoja për gjithë shoqërinë po kërkohet që krahas masave administrative e sanitare të përforcohen edhe masat penale.

Në kushtet kur në Kodin tonë kjo gjë nuk është e parashikuar është e domosdoshme një ndërhyrje të tillë dhe në mënyrë të shpejtë. Ndoshta ky është rasti kur mund të cedojmë pak në procedura në funksion të një interesi të lartë publik sic është siguria e jetës në kushte të tilla pandemie. Në këtë kuptim është plotësisht i justifikuar qëllimi i nismës.

Ndërkohë, deputeti Xhafaj shprehu kritika për propozimin e prezantuar për ndryshimet e Kodit Penal.

“Propozimi i koleges Bodes, si mjeke dhe si ligjavënëse është shumë qëllimmirë por i formuluar jo në mënyrë të përshtatshme dhe kryesorja i prezantuar keq në public cka krijoj edhe keqkuptime e tensione të panevojshme. Ndëshkimet duhet të jenë proporcionale, në aspektin penal por të lidhura edhe me aspektin ekonomik, social dhe psikologjik pasi kriza të tilla i përfshijnë të gjitha këto dimensione.

Reflektimi në Kodin Penal duhet të mbajë parasysh shkeljen e rregullave, ndëshkimin e veprimeve në përhapjen e epidemisë por edhe duhet të ishte parashikuar nevoja për të ndëshkuar personat përgjegjës kur me veprimet apo mosveprimet e tyre nuk marrin masat e nevojshme apo fshehin fakte e rrezikshme për pasojat e pandemisë me pasoja për jetën e qytetarëve.

“Ne ndëshkojmë qytetarët që shkojnë në tregje dhe nuk respektojnë rregullat përkatëse dhe mirë bëhet se ka të bëjë me sigurinë e jetës së tyre, por po me të njëjtën ashpërsi duhet të ndëshkojmë edhe autoritetet përgjegjëse për veprimet apo mosveprimet e tyre lidhur me krijimin e kushteve të përshtatshme në to”, tha ndër të tjera ish ministri i Brendshëm Xhafaj.

Next Post
Bota e pushtuar nga Koronavirusi/ UNICEF jep një tjetër alarm: 117 mln fëmijë mund të mos…

Bota e pushtuar nga Koronavirusi/ UNICEF jep një tjetër alarm: 117 mln fëmijë mund të mos...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In