• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ajo po dridhej, goja dhe hunda ishin…’/ Misteri pse s’ka gjurmë të mbytjes së Caroline, ekspertët: 6 minutat dramatike

by Java News
25/06/2021 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e 20-vjeçares britanike në Greqi nga bashkëshorti i saj është zbardhur, por ende jo të gjithë pyetjet e ekspertëve kanë marrë një përgjigje përfundimtare për të mbyllur dosjen.

Pse Caroline nuk rezistoi, duke luftuar për të marrë frymë? Pse nuk ka gjurmë të mbytjes? Ekspertët japin përgjigjet duke përshkruar minutat dramatike deri sa zemra e 20-vjeçares pushoi së rrahuri.

Media greke ‘Ta Nea’ shkruan se në 4:05 të mëngjesit në 11 maj, Caroline ishte duke fjetur në shtratin e saj dhe vetëm disa minuta më vonë, në 4:11 të mëngjesit, zemra e saj pushoi së rrahuri.

Pyetja kryesore është: Pse Caroline nuk rezistoi, për sa kohë që vrasësi i saj rrëfeu se viktimës i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Për herë të parë, Anagnostopulos pohoi se, ‘Ajo po dridhej. Goja dhe hunda e saj ishin mbështetur në jastëk’.

Ndërsa në dëshminë e dyte piloti tha se “Goja, hunda dhe sytë e saj ishin në jastëk. Me peshën e trupit po i shtypja kokën”.

Në të dy rastet, thonë ekspertët, viktima do të përpiqej të merrte frymë.

‘Me forcë, ju privoni personin nga hyrja e ajrit në rrugët e frymëmarrjes. Kjo kërkon një veprim të zgjatur dhune, i cili nuk mund të konsiderohet si i menjëhershëm, ose që kjo dhunë të mos perceptohet nga autori”, pohon ekzaminuesi mjekësor Socrates Tsantiris.

Shpjegimi i vetëm logjik që viktima të mos reagojë është të mos jetë e vetëdijshme, pra që viktima të kishte qenë në gjumë. Por piloti grek pretendoi se ai nuk e kishte planifikuar krimin dhe se viktima në atë kohë tregoi sjellje agresive ndaj vetes dhe fëmijës së tyre.

Ekspertët i japin përgjigje edhe pyetjes se përse nuk ka shenja të mbytjes? “Mbytja mund të ndodhë pa ndonjë shenjë të dhunës së fortë në trup”.

Nëse autori i krimit, siç thonë ekspertët, “ka përdorur një leckë dhe jo duart për të shkaktuar humbjen e vetëdijes, ai nuk lë shenja fare”. “Mënyra se si ajo ndërroi jetë, nëse sqarohet plotësisht, mund të tregojë shumë për vrasësin” shkruan media greke.

g.kosovari

Next Post
“Dëgjojmë zhurma njerëzish”/ Ekipet e shpëtimit kërkime nën rrënoja. Ende dhjetëra të pagjetur në pallatin e shembur në Miami

"Dëgjojmë zhurma njerëzish"/ Ekipet e shpëtimit kërkime nën rrënoja. Ende dhjetëra të pagjetur në pallatin e shembur në Miami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

July 30, 2026
“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

July 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

10 vjet Reforma e Drejtësisë: 8 pyetje nga një përvojë personale

July 30, 2026
“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

July 30, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

July 30, 2026
Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

July 30, 2026
Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto në garë për Kryeprokurore! Aplikimet mbyllen më 1 Gusht

Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto në garë për Kryeprokurore! Aplikimet mbyllen më 1 Gusht

July 30, 2026
Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

July 30, 2026
Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

July 30, 2026
VIDEO / Sistemimi i plazhit të Vlorës, Rama: Hapësirë e lirë dhe çadrat falas

Plazhi dhe sëmundjet reumatizmale, kush përfiton dhe kush duhet të bëjë kujdes

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com