• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ajo kërkon të më marrë djalin dhe dy vilat’, reagon burri i këngëtares së njohur ‘Maya’: S’i kam prekur një fije floku

by Java News
24/04/2024 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga Fieri, Arben Shuaipi, ky i fundit ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat.

Gjatë një bisede telefonike biznesmeni Arben Shuaipi, thotë se ai prej disa vite jeton dhe punon në Itali si arkitekt dhe s’ka asnjë mundësi të dhunojë fizikisht apo psikologjikisht, ish-gruan e tij.

Sipas tij, si gjatë marrëdhënies së martesës dhe pas martesës ai kurrë nuk ka dhunuar apo qoftë të ketë prekur një fije floku të ish-bashkëshortes së tij, Fatbardha Ulbrich, e cila në Shqipëri njihet me emrin artistik “Maja”.

Ai tregon se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe s’do të ndodhi kurrë, megjithëse këngëtarja “Maja” e ka persekutuar me një seri gjyqesh civile në Gjykatën e Lartë, për divorcin dhe kujdestarinë e djalit të tyre.

“…në muajin Mars 2023, gjyqtarja Fahrije Stringa ka marrë një vendim për lëshimin e një urdhër-mbrojtje në favor të “Majës”, e cila pretendonte se unë e kisha dhunuar. Gjykata ka caktuar që unë të qëndroj 200 metra larg ish-gruas time. Së pari ky vendim është tërësisht antiligjor, pasi është marrë pa prezencën time dhe pa më dëgjuar mua si palë e paditur.

Së dyti unë jam me qindra kilometra larg ish-gruas dhe jo 200 metra siç thotë gjykata, pasi jetoj në Itali ku punoj si arkitekt. S’mund të dhunoj gruan në shtëpi apo rrugëve të Tiranë, kur fizikisht nuk jam as në shtëpinë e saj dhe as në Tiranë, por në një shtet të huaj siç është italia. Ne si ish-burrë e grua na bashkon vetëm djali ynë pasi tashmë jetojmë në dimensione dhe vende të ndryshme…” – ka treguar për “Ora News”, Arben Shuaipi.

Më tej ky i fundit shton se ish-bashkëshortja i bën këto taktika juridike, për ta baltosur dhe nxirë para organeve të ligjit në Shqipëri, me qëllim krijimin e pengesave për të takuar djalin dhe më tej ka si synim të rrëmbejë pronësinë e dy vilave luksoze që ndodhen në 2 komplekse rezidenciale.

“…unë kam heshtur dhe kam menduar që konfliktin tonë familjar ta zgjidhnim me mirëkuptim dhe përmes ligjit, duke parë dhe të mirën e djalit, që është pasuria jonë më e çmuar. E gjithë lufta bëhet për djalin, dhe vilat tona që janë në komplekse rezidenciale. “Maja” mua kërkon të më nxjerrë totalisht nga pronësia e këtyre dy pasurive në Tiranë, njëherësh të më ndalojë dhe takimin me fëmijën. ”Maja”, me sa duket e këshilluar nga mendje të tjera lakmitare ka vendosur të publikojë në media një konflikt familjar tonin, vetëm me qëllimin për të më diskredituar dhe mos lejuar që unë të takoj djalin. Në Shqipëri vij vetëm për të takuar fëmijën tim, madje as gjyqet kam filluar të mos i ndjek duke ja lënë në dorë mbrojtjen avokates time…” – ka treguar Arben Shuaipi.

Ndërkohë ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës e përballjes gjyqësore mes çiftit Arben dhe këngëtares “Maja” në Gjykatën e Tiranës, ku gjykata i la kohë palëve që të sjellin analizat toksikologjike dhe çdo provë tjetër shkresore që ato çmojnë të nevojshme.

Ndërsa në 14 Maj 2024, pritet që të dorëzohet dhe akti i ekspertimit psikologjik i fëmijës./m.j

Next Post
FOTO/ Ish-prostituta e martuar me kontin britanik, pagoi të vëllanë 100,000 paundë për ta vrarë kur i kërkoi divorcin

FOTO/ Ish-prostituta e martuar me kontin britanik, pagoi të vëllanë 100,000 paundë për ta vrarë kur i kërkoi divorcin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In