• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Ajo është një udhëheqëse, jo një pasuese’/ Ja si mendojnë të fuqishmit për Angela Merkelin

by Java News
20/09/2021 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur u betua, në nëntor të vitit 2005, Merkel vështirë se mund ta ketë ditur se sa do t’i formësonin krizat dhe ngjarje të ndryshme veprimet e saj politike.

Tony Blair, kryeministër i Britanisë së Madhe, 1997 – 2007, thotë “ajo është një zgjidhëse problemesh. Është menaxhere e çdo situate”.

Kurse George W. Bush, president i SHBA 2001-2009, thotë “ajo është një njeri shumë i matur dhe i sjellshëm. Angela Merkel është një udhëheqëse, jo një pasuese”.

Merkel di të dëgjojë dhe është e vetëpërmbajtur

Gjithnjë e më tepër, Angela Merkel u përball me situata që kërkonin aftësi negociuese të nivelit të lartë. Për shembull: kriza financiare e vitit 2008. Pas problemeve me euron në Greqi, vend anëtar i BE-së, Merkel u detyrua të gjejë një kompromis midis interesave gjermane dhe europiane. Gjatë krizës në Ukrainë, Merkel dhe ish-presidenti francez, Francois Hollande bashkuan forcat për të ulur Moskën dhe Kievin në tryezën e bisedimeve.

Vereidigung Bundeskanzlerin Merkel 2005Angela Merkel gjatë betimit si kancelare në nëntor të vitit 2005

Dimitri Medvedev, president i Rusisë, 2008 – 2012, thotë “sipas mendimit tim, ajo zotëron një tipar të veçantë që është i mirë për një negociator dhe për politikanët në përgjithësi. Së pari, ajo di të dëgjojë. E dyta: ajo është e vetëpërmbajtur”.

Merkel ndryshon mendje lidhur me multikulturalizmin

Kur bëhet fjalë për luftën në Siri, Merkel ishte e pafuqishme. Por kur miliona refugjatë arritën në Evropë si rezultat i kësaj lufte, ajo u dha mbrojtje shumë prej tyre në Gjermani.

“Motoja jonë për këtë situatë duhet të jetë: Ne kemi arritur shumë, prandaj mund t’ia dalim mbanë!” – tha Merkel asokohe, kur të gjithë po mbyllnin kufijtë e vendeve të tyre për të parandaluar hyrjen e emigrantëve.

BG I Cover und Titelbilder der Amtszeit Angela Merkels

Edhe pse e dinte se po rrezikonte ajo bëri hapin e guximshëm. “Deklarata ‘Ne mund t’ia dalim mbanë – Wir schaffen das” ishte një kthesë vërtet e jashtëzakonshme politike. Merkel doli në kundërshtim me atë që kishte thënë në vitet e mëparshme, duke vënë në pikëpyetje idenë e saj mbi multikulturalizmin, për mundësinë e një shoqërie multikulturore. Më e rëndësishmja, ajo e zhyti politikën europiane të migrimit në kaos.” – thotë Niall Ferguson, historian pranë Stanford University

Më pas vijuan zërat në rritje të populistëve dhe nacionalizmit. Në vitin 2016, Mbretëria e Bashkuar vendosi të largohej nga Bashkimi Europian. Menjëherë pas kësaj, presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, i vuri në provë marrëdhëniet transatlantike. Reputacioni i Merkelit si mbrojtëse e vlerave liberale u rrit.

Masa drastike për të kontrolluar pandeminë

Por kundërshtarët më të ashpër të Angela Merkel ishin të padukshëm. Ajo vendosi masa drastike për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit. Në luftën kundër ndryshimit të klimës, megjithatë, Kancelarja shpesh veproi “me gjysmë zemre”.

Epoka “Merkel” po merr fund. Me të po largohet nga skena ndërkombëtare një politikane, e cila preferoi të negociojë në vend që të debatojë me kundërshtarët politikë. Ajo mbështeti bashkëpunimin dhe jo qëndrimet kundërshtuese.

g.kosovari

Next Post
“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, thirrja që përhapi panik në Golem, hetohet 18-vjeçari

“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, thirrja që përhapi panik në Golem, hetohet 18-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

September 30, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!

September 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 21 vite burg në total për dy anëtarët e grupit të trafikut të drogës

September 30, 2026
Emri/ Ndryshime në SHISH: Lirohet nga detyra Inspektorja e Përgjithshme, ja kush emërohet

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

September 30, 2026
Republika popullore e protestës

Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën

September 30, 2026
Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Çupi për ndryshimet në Kod: Kemi jetuar si në komunizëm, kush shkonte në SPAK konsiderohej fajtor

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com