Papa Françesku është shprehur se koha kur ai mund të marrë në konsideratë dorëheqjen mund të vijë shpejt.
Ai do ta bënte këtë nëse mendon se shëndeti i tij “nuk do të mund të shërbente ashtu siç duhet”.
Papa bëri komentet gjatë një udhëtimi në Kanaba. Papa 85-vjeçar theksoi se për momentin ai synon të vazhdojë në detyrat e tij dhe “do të udhëhiqet nga Zoti se kur do të japë dorëheqjen, gjithmonë nëse ndodh.”
“Nuk është një katastrofë të ndryshohet Papa, nuk është një tabu”, u tha ai gazetarëve nga një karrige me rrota në aeroplan nga udhëtimit nga Kanada për në Romë.
“Dera [për daljen në pension] është e hapur, është një opsion normal. Por deri më sot nuk kam trokitur në atë derë. Nuk kam ndjerë nevojën të mendoj për këtë mundësi, por kjo nuk do të thotë se brenda dy ditësh mund të mos filloj të mendoj për të”, tha ai.
Gjatë muajve të fundit Papa Françesku është përballur me probleme të vazhdueshme të gjurit që kanë ndikuar në lëvizshmërinë e tij. Ai e kaloi pjesën më të madhe të vizitës së tij në Kanada në një karrige me rrota.
Por më parë ai ka hedhur poshtë spekulimet për sëmundje më serioze, kërcënuese për jetën.
“Ky udhëtim ka qenë intensiv”, tha ai. “Nuk mendoj se mund të vazhdoj të udhëtoj me të njëjtin ritëm që kam bërë në moshën time dhe me problemin e këtij gjuri. “Duhet të fokusohem pak tek vetja në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej Kishës, ose duhet të shqyrtoj mundësinë që të tërhiqem”.
Papa është paraardhësi i Benedikti XVI, i cili doli në pension për shkak të problemeve shëndetësore në 2013.
g.kosovari