• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bëhet fluturimi certifikues në Aeroportin e Vlorës, Rama: Në Kukës, kompania “Air Kosova”

by A R
08/05/2025 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës është ulur këtë të enjte (8 maj) avioni i parë. Ky ishte fluturimi certifikues i pistës së aeroportit, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ky aeroport do të jetë operacional brenda verës së këtij viti, për të gjitha fluturimet civile ndërkombëtare, sipas ministres Balluku. Ministrja u shpreh se ky projekt ka kaluar edhe shifrën fillestare të investimit prej 104 mln euro që ishte parashikuar, duke shkuar në 140 mln euro.

“Ky është një moment historik për Vlorën. Sot jemi në Vlorë për të dorëzuar një vepër, sot është certifikuar pista dhe më pas do vazhdojmë me komponentët e tjerë që do ta sjellin këtë aeroport brenda kësaj vere që të jetë operacional për të gjitha fluturimet civile ndërkombëtare. Kur e nisëm këtë projekt, flitej për një investim rreth 104 ml euro dhe terminal 5 mijë metër katrorë, sot  që flasim bëhet fjalë për në investim 140 mln euro dhe terminali është 17 mijë metër  katrorë. Këtu në Vlorë do aplikohen 3 modele biznesi, që kanë të bëjnë me bërthamën, mirëmbajtja e avionëve, një sektor totalisht i ri që përveç faktit që do sjellë të ardhura shtesë në aviacionin civil, krijon edhe mundësi të re punësimi. Modeli i tretë është kargo e mirfilltë, e papërdorur deri më sot, për ngarkesa ndërkombëtare. Ky aeroport do të lidhet me Vlorën përmes një hekurudhe, siç lidhen të gjithë aeroportet ndërkombëtare europiane. Do lidhet me hekurudhën që vjen nga Rrogozhina në drejtim të Vlorës. Ky është një aeroport i dizajnuar për fluturimet transoqeanike”, tha Balluku.

Kryeministri Edi Rama dha lajmin se pas “Air Albania” është regjistruar edhe një tjetër kompani shqiptare që quhet “Air Kosova” dhe që do të operojë shumë shpejt në Aeroportin e Kukësit.

Ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, Rama e konsideroi si “sfidues”, teksa theksoi se do të shtohen linja prestigjioze fluturimi, duke përmendur “Qatar Airways”.

“Ky projekt që s’ka qenë aspak i lehtë dhe tejet sfidues. Mjafton të shohësh pak më larg se si i gjithë aeroporti është ngritur dy metra nga sipërfaqja e terrenit, pasi terreni është 2 m nën nivelin e detit dhe çfarë pune e jashtëzakonshme është bërë në të gjithë pjesën e padukshme për të garantuar një platformë solide të kategoritë më të lartë ndërkombëtare.  Do shtojmë linja shumë prestigjioze duke filluar nga “Qatar Airways”. Ka nisur puna prej kohësh dhe në janar është regjistruar zyrtarisht një kompanie re shqiptare e cila do të nisë sëshpejti për të mos i ndalur më fluturimet në aeroportin e Kukësit. Air Kosova do të jetë kompania tjetër shqiptare dhe këta dy avionë (Air Albania dhe Air Kosova) do jenë dy avionët e krenarisë sonë të përbashkët. Aeroporti i Vlorës do të jetë një aeroport ndërkombëtar për të gjithë vitin, jo thjeshtë aeroport turistik. Ndërsa Gjirokastra që do të jetë aeroporti i mandatit të ardhshëm, do të jetë turistik, sezonal”, theksoi Rama.

Next Post
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Ranë në kontakt me rrymën, vdes një elektricist, plagosen dy të tjerë në Rrëshen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

Si po i përgjigjen Kina dhe aleatët e SHBA-së thirrjes së Trump për të dërguar anije luftarake?

March 15, 2026
Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

Bota e errët e Peter Thiel, mikut të Trump dhe krijuesit të Palantir e Paypal

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In